FamilyLinks.icrc.org
Link1 |  Link2 |  Link3
ICRC home > FamilyLinks
  Print this page
21-07-2005    
Kosovo
Për personat e pagjetur në lidhje me krizën në Kosovë

ref. YU-N-00376-26
Kriza në Kosovë ka lënë një trashëgimi të dhimbshme dhe tragjike. Përveç vuajtjeve dhe shkatërrimit fizik, mijëra familjarë vuajnë nga ankthi dhe mëdyshja për fatin e të afërmve të tyre të pagjetur.


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK-ja) ka nisë të mbledhë informata për personat e pagjetur drejtpërdrejt nga familjet që nga janari i vitit 1998. KNKK-ja punon në të mirë të familjeve të të gjitha komuniteteve, pavarësisht se a jetojnë ato në Kosovë apo gjetiu. Informatat që i ka mbledhur KNKK-ja u janë dorëzuar autoriteteve relevante dhe liderëve politikë në Beograd dhe Prishtinë, me kërkesë që ata të bëjnë ç'është e mundur për ta përcaktuar vendndodhjen e personave të pagjetur.

Gjersa ua përkujton të gjitha palëve obligimet e tyre që kanë të bëjnë me të drejtën e familjeve për të ditur për fatin e të afërmve të tyre - të njohur botërisht - KNKK-ja zotohet për përkushtimin e vet ndaj kësaj detyre dhe për solidaritetin me familjet. KNKK-ja do t'i vazhdojë përpjekjet e saja në kërkim të personave të pagjetur dhe u bën apel edhe një herë të gjitha autoriteteve që ta mbështesin këtë përpjekje.

none
Ju lutem, ofrojeni ndihmën tuaj në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur
KNKK-ja i publikon emrat e personave të zhdukur, me shpresë që të mbledhë më shumë informata nga qytetarët. Ju mund të jeni në pozitë të ofroni informata të sakta për fatin e ndonjë personi të pagjetur. Nëse e shihni në listë emrin që e kërkoni, apo emrin e ndonjë të afërmi tuaj dhe/ose nëse posedoni informata për njerëzit që kërkohen nga të afërmit e tyre, ju lutem klikoni në "Kontakto KNKK-në" në regjistrin e personit në fjalë.


Faqja FamilyLinks ofron këto shërbime për viktimat e konfliktit:
Services
 Lista e emrave
(Azhurnimi i fundit 14.05.2009)


Kjo faqe në gjuhë tjera:
  Srpski
  English

Për informata shtesë kotaktoni:
Delegacionet e KNKK-së

Zyrat e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe


go to top of page
Copyright © 2009  International Committee of the Red Cross21-07-2005