Archived page: may contain outdated information!
  • Send page
  • Print page

Kosovo. Po shkoni në shtëpi ? Rrezik, minat !

03-08-1999

  English version  

 Shtëpia e juaj, rruga ose fusha mund të janë të rrezikshme!  

 Qëndroni në vend per të cilin e dini se është i sigurtë!  

 Nëse vendosni të shkoni në shtëpi...  

  • Duhet të pyetni të tjerët nëse dinë për minat, minat e befasisë ose municionin e paeksploduar në atë rajon. Lereni familjen në atë vend ku e dini se është e sigurtë. Mos shkoni në rrugicë ose rrugë që është e pashkelur. Mos shkoni në shtëpi nëse të tjerët thonë se është rrezik!

 Ku është rreziku?  

  • Mund të ketë mina, mina të befasisë dhe municion të paeksploduar. Këto mund të krijojnë lëndime të rënda dhe vdekje nëse nuk jeni të kujdesshëm. Rreziqet janë:

  • Mina nën tokë: zakonisht nuk mund ti shihni ato. Ato janë zakonisht të gropuara nën tokë, në vendkalime, nën dru, afër puseve dhe në vende tjera ku mund të ecin njerëzit.

  • Copa të minave: këto janë mbi tokë ose në bar. Zakonisht aktivizohen duke e prekur telin që është i lidhur nga njëri fund i rrugës, ose janë të lidhura për ndonjë objekt që mund të lëvizet, si porta ose dera.

  • Minat befasie: këto janë të fshehura me kujdes në shtëpi ose fermë. Municion eksplodues, granatë ose copë e minës - është e lidhur për ndonjë objekt që mund të preket, lëvizet ose ngrehet si p.sh. derë, shishe, televizion ose veturë. Njerëzit që i bëjnë minat e befasisë janë shumë imagjinativ. Edhe shtëpia e prishur mund të ketë mina befasie.

  • Municion i paeksploduar: mund të gjindet gjithkund ku ka pasur përleshje ose bombardime. Kanë forma të ndryshme. Eksplodojnë shumë lehtë kur preken me dorë.

 Duhet të keni kujdes nga:  

  • Rrjetat e shënuara me shirit të ngjyrosur ose litar ose grumbull gurësh që tregon se dikush tjetër e di se aty ka mina.

  • Në kopsht, në rrugicë ose në fushë kujdesuni nga: çdo objekt i panjohur veçanërisht nëse kanë ngjyrë të gjelbërt ose kafe; tela afër tokës; kafshë të ngordhura; çdo gjë e gjelbërt ose e verdhë me shirit ose lecka të vendosura.

  • Në shtëpi kujdesuni nga: dyer të mbyllura ose pak të mbyllura, syzë ose tavolina; objekte atraktive, të pazakonshme ose me vlerë nëse janë të panjohura ose janë në vend të çuditshëm.

 Nëse shkoni në shtëpinë tuaj dhe gjeni diçka të dyshimtë....  

 - Kthehuni pas të njejtës rrugë  

 - Mos prekni asgjë  

 - Mos tentoni ta lëvizini objektin ose të mundoheni ta eksplodoni  

 - Mos i lejoni të tjerët të hynë në shtëpi ose kopsht  

 - Kontaktoni KFOR, UNHCR ose agjencionin për pastrimin e minave  

 Ref. LG 1999-129-ALB